Aktualitet

Vlora bëhet ‘plagë’ nga zjarret, Mamurrasi ‘nën kontroll’. Ministria e Mbrojtjes nxjerr helikopterin, ndërhyn në Ka

2 Gusht 2021, 06:13 Nga DOSJA
Vlora bëhet ‘plagë’ nga zjarret, Mamurrasi ‘nën

TIRANË– Zjarret janë ende aktive dhe po përpijnë disa dhjetra hektarë pyje dhe kullota të gjelbra. Vlora është zgjuar edhe sot nën pushtetin e flakëve, ku pas mesnatës, mali i Tragjasit, në anë të ByPass-it të Vlorës është përfshirë nga zjarret, megjithatë raportohet se situata është vendosur nën kontroll.

Megjithatë kjo zonë duket se nuk është problemi i vetëm i qarkut, pasi gadishulli i Karaburunit vijon që të jetë nën kontrollin e flakëve, edhe pse dje pati ndërhyrje nga ajri, sërish flakët nuk u shuan. Sot, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë përsëri helikopterët për të ndërhyrë në ndihmë të zjarrfikësve dhe ushtarëve që po veprojnë nga toka.

Ndërkohë që një tjetër vatër aktive në Vlorë është edhe ajo në kodrat e Radhimës dhe në Malin e Kuçit, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe zonën e Pashalimanit. Për këtë të fundit nuk ka asnjë informacion nëse zjarri është pranë bazës ushtarake.

Ndërkohë që flakët janë shuar në Mamurras. Kryebashkiakja Majlinda Cara ka bërë me dije se nga zjarri, i cili u aktivizua pasditen e djeshme, ka pasur dëme të mëdha. Por paralajmëroi hetime, pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Pavarësisht situatës së rëndë nga zjarret, ka pasur ndërhyrje vetëm nga Forcat e Armatosura, por nuk dihet pse helikopterët janë lënë në pushim nga Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile, pasi asnjë shpjegim zyrtar nuk është dhënë. Ministria e Mbrotjes ka 4 helikoptorë për situatat e zjarreve, dy helikopterë cougar e dy E16.

Ndërsa, kreu i Emergjencave Civile Haki Çako ka braktisur zyrën për të kaluar disa ditë pushimesh. Lajmin e ka bërë me dije, kreu i Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, i cili i bëri edhe thirrje Çakos që të kthehej në krye të detyrës. Vetë Çako ka mohuar se është larguar me pushime, por shtoi se kishte një event familjar dhe se është kthyer sërish në zyrë. Kreu i Shtetit, Ilir Meta përsëriti thirrjen e kreut të KLSH-së Arben Shehu, teksa kërkoi kthimin në detyrë të Kreut të Emergjencave Civile, Haki Çako.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vlore zjarre ne shqiperi zjarre ne vlore vlore zjarre ne shqiperi zjarre ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Gusht 2021, 20:51

Tjetër vatër zjarri, ndizet kodra në Himarë

HIMARË– Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme. Dosja.al ka siguruar pamjet ku shihet se kodra në Himarë është ndezur dhe ka marrë...