Sport

Nuk kishte ndodhur kurrë, një italian është njeriu më i shpejtë në botë,Jacobs fiton në 100m me kohën 9”80

1 Gusht 2021, 14:03 Nga DOSJA
Nuk kishte ndodhur kurrë, një italian është njeriu më i

JAPONI-Nuk mund ta besoni, por është e vërteta. Njeriu më i shpejtë në botë është italian. Marcell Jacobs fiton finalen e 100 metrave në Olimpiadën e Tokios 2020. 26-vjeçari e mbylli me kohën 9”80.

Pas Gianmarco Tamberi, atletika italiane e mbyll 1 gushtin 2021 me një tjetër medalje ari. Nuk është ëndërr, është e gjitha e vërtetë. Lamont Marcell Jacobs është kampion olimpik në 100 metra. Nuk kishte ndodhur kurrë që një italian të arrinte në finalen e atletikës e jo më të hipte në podium.

Pas thyerjes së rekordit europian në gjysmëfinalen me kohën 9’84 dhe pastaj arritja në finale.Pas tij, respektivisht në argjend dhe bronz, janë Fred Kerley dhe kanadezi Andre De Grasse.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport marcell jacobs marcell jacobs

Sondazh

Poll