Sport

“Skualifikim i padrejtë”, boksieri francez nuk e pranon vendimin e arbitrit dhe qëndron në ring për gjysmë ore

1 Gusht 2021, 12:58 Nga DOSJA
“Skualifikim i padrejtë”, boksieri francez nuk e pranon

JAPONI– Boksieri Mourad Aliev protestoi fort në fund të ndeshjes që zhvilloi ndaj britanikut Frazer Clarke për peshën 91kg. Francezi u skualifikua për dy goditje të qëllimshme ndaj kundërshtarit me arbitrin që i dha fitoren britanikut. “E padrejtë, të gjithë e panë që unë fitova”, u shpreh Aliev pas vendimit të arbitrit dhe jurisë, ndërsa boksieri refuzoi të braktiste ringun.

Ai ul në qoshte dhe heshti, pavarësisht përpjekjeve nga trajneri,madje edhe nga vetë kundërshtari i tij për të lënë ringun dhe për t’u kthyer në dhomën e zhveshjes, Aliev qëndroi aty për gati gjysmë ore dhe shkoi në dhomën e zhveshjes, por u rikthye përsëri për të vazhduar formën e protestës, e cila pati pak efekt sepse sportisti u largua i zhgënjyer.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport mourad aliev tokio 2020 mourad aliev tokio 2020

Sondazh

Poll