Sport

Ende pa filluar sezoni, tifozët e Bayern Munich kërkojnë largimin e trajnerit Nagelsmann

1 Gusht 2021, 11:51 Nga DOSJA
Ende pa filluar sezoni, tifozët e Bayern Munich kërkojnë largimin

GJERMANI-Nëse një ditë e mirë fillon në mëngjes, sezoni i Bayern Munich me Julian Nagelsmann në stol, rrezikon të jetë një dështim epokal. Katër miqësore, tre të humbura dhe një barazim, tifozët kanë filluar që tani ti soset durimi, madje në rrjetet sociale kanë filluar hashtagun #NagelsmannOut.

Pas disfatës 2-3 kundër Këlnit dhe 2-2 kundër Ajaksit, në harkun kohor të tre ditëve skuadra drejtuar nga Nagelsmann u mund fillimisht 0-2 nga Moenchengladbach dhe më pas 0-3 nga Napoli i Spallettit.

është e çuditshme të shohësh një luftanije si ajo bavareze të marrë ujë aq lehtë, aq më tepër duke pasur parasysh mbërritjen me bujë të një trajneri më premtues në skenën europiane pas lamtumirës së Flick. Duhet kohë, madje edhe për Bayern dhe Nagelsmann, por opinioni negativ i tifozëve mund të bëhet gjithashtu një faktor i bezdisshëm gjatë sezonit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bayern munich nagelsmann bayern munich nagelsmann

Sondazh

Poll