Sport

“Më mungon të luaj në Serie A”, James Rodriguez i hapur për transferimin në Itali, opsioni më i mirë duket Mi

1 Gusht 2021, 11:24 Nga DOSJA
“Më mungon të luaj në Serie A”, James Rodriguez i

MILANO-Me Hauge gjithnjë drejt lamtumirës, ​​në Milano puna vazhdon për mbërritjen e mundshme të një numri tjetër 10 pas rikonfirmimit të Brahim Diaz. Hipoteza Ilicic është mëse e arritshme, por kuqezinjtë kërkojnë një mesfushor me peshë duke përfshirë, Vlasic, Ziyech dhe James Rodriguez.

Vetë kolumbiani lëshoi ​​fjalë që tingëllojnë si një asist për kuqezinjtë: “Kam luajtur në Portugali, Spanjë, Francë, Gjermani, Angli, më mungon Serie A. Do të ishte një opsion i mirë për mua.”Kolumbiani do të donte të largohej nga Evertoni, edhe më shumë pas lamtumirës së Ancelottit, trajneri që e solli në Angli.”është një temë e komplikuar dhe le të shohim se çfarë do të ndodhë.Do të doja të shkoja atje ku më tregojnë se më duan. Unë kam luajtur tashmë në shumë liga, nëse do të shkoja në atë italiane do të ishte një rekord, nuk e di se sa lojtarë e kanë bërë këtë”.

Ishin fjalët e lojtarit. Një thirrje që ndoshta mund ti pëlqejë Maldini e Massaras, por pengesa është paga prej 6.5 milion euro në sezon, kjo është arsyeja pse për momentin pistat Ilicic dhe Ziyech janë më të arritshme.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport james rodriguez milan serie a james rodriguez milan serie a

Sondazh

Poll