Sport

“Tokyo 2020”: Alexander Zverev, “raketa” e parë e artë në Olimpiada!

1 Gusht 2021, 10:38 Nga DOSJA
“Tokyo 2020”: Alexander Zverev, “raketa” e parë e

JAPONI – Pasi arriti arriti të eliminonte në gjysmëfinale tenistin serb Novak Gjokoviçin dy ditë më parë, Alexander Zverev nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga fitimi i titullit olimpik.

Gjermani, numri 5 i botës, mori medaljen e artë në “Tokyo 2020”, pasi mundi me rezultatin 2-0 (6-3, 6-1) tenistin rus Karen Khachanov, në finalen e së dielës në parkun e tenisit ‘Ariake’.

Ai fitoi një ndeshje më pak të kontestuar këtë here, duke mos u kërcënuar gjatë gjithë lojës nga Khachanov. Në moshën 24 vjeç, Zverev u bë tenisti i parë gjerman, që meritoi një medalje ari dhe u kurorëzua si individ olimpik.

Pas “Tokyo 2020”, Zverev fitoi turneun e tij të dytë të madh, pas triumfit të tij në Masters në 2018. Ai do të marrë pjesë në US Open (30 gusht-12 shtator) me statusin e kampionit olimpik.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alexander zverev numri 5 i botës tenistin rus karen khachanov us open alexander zverev numri 5 i botës tenistin rus karen khachanov us open

Sondazh

Poll