Bota

“Ballkani i hapur”, Albin Kurti: Po bëhet për autokracinë dhe ndikimin rus e kinez në rajon

1 Gusht 2021, 14:26 Nga DOSJA
“Ballkani i hapur”, Albin Kurti: Po bëhet për

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar takimin e tre shteteve fqinje për Mini-Shengenin, “Ballkani i Hapur”.

Kurti tha se problemi kryesor qëndron në mosballafaqimin presidentit serb Aleksandër Vuçiç me të kaluarën. 

“Ne si Republikë e Kosovës konsiderojmë që problemi kryesor në Ballkanin Perëndimor është mosballafaqimi i kreut të Serbisë me të kaluarën. Përkatësisht me të kaluarën kriminale të Serbisë e cila i shkaktoi katër luftëra në dekadën e fundit të shekullit 20. Tregu i përbashkët duhet patjetër të shoqërohet me ballafaqimin me të kaluarën, me demokratizimin e vendeve tona dhe me sundimin e ligjit. Përndryshe do të kemi më
shumë ngjarje që nuk ngelen në kujtesë sesa procese dhe struktura që ndryshojnë për së miri jetën e qytetarëve”,-tha ai.

Albin Kurti duke komentuar ndryshimin e emrit nga “Mini Shengeni” në “Ballkan të Hapur” mendon se ky emër nënkupton hapje ndaj ndikimeve ruse dhe kineze.

“Në veçanti nuk mund të them që jam i entuziazmuar me emërtimin ‘Ballkani i Hapur’ pasi duke qenë aty kreu i Serbisë që nuk ballafaqohet me të kaluarën e shtetit të tij dhe të vetes së tij ‘Ballkani i Hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse dhe Kina, si dhe Ballkan i Hapur për autokracinë, korrupsionin, kriminelët e luftës, siç e dimë që vazhdojnë të jenë masivisht jo vetëm të lirë në Serbi, por jo pak prej tyre edhe në pushtet”,– tha ai.

Në fund ai foli dhe për marrdhëniet e Kosovës me Shqipërin, të cilat janë vëllazërore, pa marr parasysh raportet e krerëve shtetërorë.

“Kosova dhe Shqipëria do t’i kenë e duhet t’i kenë marrëdhëniet e mira e gjithnjë e më të mira. Nuk i përket as kryeministrit të Kosovës e as atij të Shqipërisë që dy vendet tona që janë të një kombi që të kenë marrëdhënie jo të mira. Kosova dhe Shqipëria, qytetarët e të dyja vendeve i kanë marrëdhëniet vëllazërore, ndërkaq prej politikanëve, qofshin ato edhe prej kryeministrave si Edi Rama dhe puna ime mbetet vetëm ta përfaqësojnë këtë vullnet e interes të qytetarëve”,– tha ai.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti ballkani i hapur albin kurti ballkani i hapur

Sondazh

Poll