Bota

Sundimtari ushtarak i Mianmar zgjat grushtin e shtetit deri në 2023, Hlaing: Premtoj se do të mbaj zgjedhje shumëpartiake

1 Gusht 2021, 09:07 Nga DOSJA
Sundimtari ushtarak i Mianmar zgjat grushtin e shtetit deri në 2023,

MIANMAR– Shefi i juntës së Mianmarit ka thënë se zgjedhjet do të mbahen dhe një gjendje e jashtëzakonshme do të hiqet deri në gusht 2023, duke zgjatur afatin e dhënë kur ushtria rrëzoi Aung San Suu Kyi gjashtë muaj më parë.

Ne do të përmbushim dispozitat e gjendjes së jashtëzakonshme deri në gusht 2023. Premtoj se do të mbaj zgjedhje shumëpartiake pa dështuar’‘.- tha udhëheqësi i juntës, Min Aung Hlaing.

Sipas Guardian, njoftimi i gjeneralit do ta vendoste Mianmarin në kontrollin e ushtrisë për gati dy vjet e gjysmë, në vend të një viti fillestar që junta shpalli ditë pas grushtit të shtetit. Ai tha se junta ishte gati të punonte me çdo të dërguar special të emëruar nga Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore (Asean).

Ministrat e jashtëm të Asean do të takohen të hënën, kur diplomatët thonë se ata synojnë të finalizojnë një të dërguar special të ngarkuar me dhënien fund të dhunës dhe promovimin e dialogut midis juntës dhe kundërshtarëve të saj.

Në prill, junta ra dakord për një konsensur prej 5 pikash me Asean , i cili bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës, bisedimeve politike dhe emërtimit të një të dërguari special rajonal. Mianmar ka duruar gjashtë muaj trazira që kur ushtria rrëzoi qeverinë e Aung San Suu Kyi dhe i dha fund eksperimentit dhjetëvjeçar të vendit me demokracinë.

Në qershor, asambleja e përgjithshme e OKB -së miratoi një mocion të rralë që dënonte grushtin e shtetit dhe kërkonte rivendosjen e tranzicionit demokratik të vendit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aung san suu kyi grushti i shtetit ne mianmar min aung hlaing aung san suu kyi grushti i shtetit ne mianmar min aung hlaing

Sondazh

Poll

Bota 1 Gusht 2021, 07:13

GREQI– Greqia vazhdon të jetë e goditur nga tërmetet me madhësi të ndryshme ku ditën e sotme është raportuar një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter në N...