Bota

Aksident i rëndë në aksin rrugor Malishevë-Arllat në Kosovë, një i vdekur dhe dy të plagosur

1 Gusht 2021, 09:20 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në aksin rrugor Malishevë-Arllat në

KOSOVË– Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë palgosur në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Malieshë-Allat në Kosovë.

Policia ka njoftuar se viktima është B.G, i moshës 74-vjeçare, ndërsa raporton se të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 07:14 në aksin rrugor Malishevë-Arllat, pikërisht  ne fshatin Terpezë ka ndodhur aksident komunikacioni mes dy veturave me përfundim me fatalitet.  Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut rajonal, zjarrëfiksat  dhe Emergjenca  mjekësorë. Sipas  mjekut kujdestar i dalë ne vend ngjarje ka konstatuar vdekjen e një personi B.G rreth 74 vjeçar dhe dy persona te lënduar”, ka konfirmuar policia.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aksident në kosovë aksident në kosovë

Sondazh

Poll

Bota 1 Gusht 2021, 07:13

GREQI– Greqia vazhdon të jetë e goditur nga tërmetet me madhësi të ndryshme ku ditën e sotme është raportuar një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter në N...