Bota

Udhëheqësit politik grekë nuk heqin dorë nga pushimet, ja ku do të kalojnë muajin e nxehtë të Gushtit kryeministri, pres

1 Gusht 2021, 10:12 Nga DOSJA
Udhëheqësit politik grekë nuk heqin dorë nga pushimet, ja ku

GREQI- Asnjë ngjarje e ‘rëndë’ apo pandemi nuk është në gjendje të prish planet për pushime të politikanëve grek.

Muaji Gusht në Greqi konsiderohet tradicionalisht si muaj pushimi dhe këtë mundësi duket se do ta shfrytëzojnë dhe zyrtarët e lartë.

Sipas mediave vendase, kryeministri, Kyriakos Mitsotakis në javët e ardhshme dhe pas mbylljes së Parlamentit, do të vizitojë shtëpinë e tij të pushimit në Tinos. Sidoqoftë, ai do të jetë në gatishmëri, pasi për arsye të një pandemie mund t’i duhet të kthehet në Athinë.

Kreu i opozitës, Alexis Tspiras do të bëj një pushim në Sounio, në shtëpinë që merr me qira, pas një turi nëpër ishuj, pasi ai ishte në Mykonos dhe Lesvos kohët e fundit. Gjatë kësaj kohe atij i duhet dhe të vendosë se kur do të mbajë kongresin e Syrizës për tu përgatitur për zgjedhje.

Presidentja e vendit, Fofi Gennimata me siguri do të jetë në Skyros këtë gusht, edhe pse nuk është e sigurt akoma. Kontaktet e saj në Athinë, megjithatë, deri atëherë do të jenë të shumta, pasi gushti do të ketë përgatitje si për festimin e 3 Shtatorit ashtu edhe për takimin e Komitetit Qendror që do të vendosë kohën e zgjedhjeve.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni alexis tspiras fofi gennimata kyriakos mitsotakis alexis tspiras fofi gennimata kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll

Bota 1 Gusht 2021, 07:13

GREQI– Greqia vazhdon të jetë e goditur nga tërmetet me madhësi të ndryshme ku ditën e sotme është raportuar një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter në N...