Bota

Nuk ishte paguar për punën e bërë, ndërtuesi shkatërron me eskavator një kompleks luksoz pallatesh në Gjermani

1 Gusht 2021, 10:51 Nga DOSJA
Nuk ishte paguar për punën e bërë, ndërtuesi

GJERMANI– Një ndërtues në Gjermani shkaktoi dëme me vlerë afro 600,000 dollarë në një kompleksi apartamentesh luksoze sepse ai besonte se zhvilluesi nuk i kishte dhënë lekët e punëve të kryera të cilat ishin rreth rreth 5.8 milion dollarë.

Në pamjet e publikuara në rrjet shihet burri i paidentifikuar, i moshës 47-vjeçare, i cili me eskavatorin e tij shemb ndërtesën në Blumberg, të Gjermanisë të Mërkurën në mbrëmje.

Sipas Metro, policia është shprehur se ai ishte i frustruar për shkak të mospagesës nga prnari i kompleksit dhe ndaloi së shkatërruari vetëm kur ju prish eskavatori.

Burri gjithashtu dëmtoi garazhet e ndërtesës ku ishin ruajtur disa kontejnerë gazi ku policia rrethoi një zonë përreth ndërtesës sepse kishte mundësi të dëmtimit të kontejnerëve të gazit, dhe rreziku i një shpërthimi të mundshëm.

Kontraktuesi doli nga ekskavatori dhe u largua nga vendi i ngjarjes para se të kthehej përfundimisht në polici. Askush nuk ishte brenda ndërtesës, por rreth 50 persona kanë parë tmerr me sy.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ndertuesi ne gjerman video virale ndertuesi ne gjerman video virale

Sondazh

Poll

Bota 1 Gusht 2021, 07:13

GREQI– Greqia vazhdon të jetë e goditur nga tërmetet me madhësi të ndryshme ku ditën e sotme është raportuar një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter në N...