Bota

3 raketa talebane godasin aeroportin Kandahar, intensifikohen përleshjet në Afganistan

1 Gusht 2021, 11:29 Nga DOSJA
3 raketa talebane godasin aeroportin Kandahar, intensifikohen përleshjet

AFGANISTAN– Luftëtarët talebanë goditën aeroportin Kandahar në Afganistanin jugor me të paktën tre raketa brenda natës, tha të dielën zëdhënësi i grupit kryengritës, duke shtuar se qëllimi ishte të pengonte sulmet ajrore të kryera nga forcat e qeverisë afgane.

Aeroporti Kandahar u shënjestrua nga ne sepse armiku po e përdorte atë si një qendër për të kryer sulme ajrore kundër nesh,”- tha Zabiullah Mujahid, një zëdhënës i talebanëve, për Reuters.

Zyrtarët e qeverisë afgane thanë se sulmet me raketa i detyruan autoritetet të pezullonin të gjitha fluturimet dhe se pista ishte dëmtuar pjesërisht. Ata thanë se nuk kishte raporte të menjëhershme për viktima. Talebanët e shohin Kandahar-in si një pikë kryesore strategjike, të cilën ata duket se po e përdorin si një qendër kontrolli për të fituar dominim të plotë mbi pesë provinca të tjera.

Përplasjet mes forcave afgane dhe luftëtarëve talebanë janë intensifikuar në qytetet e Kandahar dhe provincës fqinje Helmand.

Talibanët kanë përparuar në Afganistan pas tërheqjes së trupave amerikane dhe të NATO -s nga vendi dhe javët e fundit grupi fundamentalist islamik tha se ata kanë kapur mbi gjysmën e të gjithë territorit të Afganistanit, përfshirë kalimet kufitare me Iranin dhe Pakistanin.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sulm ne kandahar talebanet trupat amerikane ne afganistan sulm ne kandahar talebanet trupat amerikane ne afganistan

Sondazh

Poll