Bota

Ishte kthyer në mankth, dënohet me 5 vjet burg vrasësi serial i maceve në Britani

1 Gusht 2021, 10:00 Nga DOSJA
Ishte kthyer në mankth, dënohet me 5 vjet burg vrasësi serial i

BRITANI– Një roje sigurie i cili vrau disa mace në një seri sulmesh gjatë tetë muajve në Brighton të Britanisë ështëdënuar me 5 vjet burg.

Steve Bouquet, 54 vjeç, një roje sigurie në qendrën tregtare nga Brighton dhe Hove, kishte mohuar 16 akuza për dëmtime penale në lidhje me vrasjen e disa maceve dhe një akuzë për posedim të një thike, kur u dënua muajin e kaluar.

Sipas Guardian, pronarët e disa prej maceve të therura për vdekje ishin në gjykatë të Premten për ta parë atë të burgosur për pesë vjet e tre muaj. Nëntë mace – Hendrix, Tommy, Hannah, Alan, Nancy, Gizmo, Kyo, Ollie dhe Cosmo, u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën.

Pas incidenteve, të cilat zgjatën nga tetori 2018 deri në qershor 2019, ai më në fund u kap në kamerat e sigurisë të vendosura nga një pronar i një maceje të ngordhur.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota steve bouquet vrases serial i maceve steve bouquet vrases serial i maceve

Sondazh

Poll

Bota 1 Gusht 2021, 07:13

GREQI– Greqia vazhdon të jetë e goditur nga tërmetet me madhësi të ndryshme ku ditën e sotme është raportuar një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter në N...