Bota

Kush dëshiron të shkojë në Gjermani duke filluar nga sot duhet të ketë një test negativ

1 Gusht 2021, 07:41 Nga DOSJA
Kush dëshiron të shkojë në Gjermani duke filluar nga sot

GJERMANI– Më 1 gusht hyri në fuqi detyrimi i testit për të kthyerit nga pushimet, masë që u mor për të penguar përhapjen e virusit në fund të pushimeve të verës. Të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare duhet të paraqesin para hyrjes në Gjermani testin negativ, vërtetimin e vaksinimit apo shërimit nga virusi.

Ky rregull vlete deri tani për pasagjerët ajrorë, por tani vlen për të gjitha rrugët e hyrjes në Gjermani, me automjet, autobus apo tren. Kontrollet do të zhvillohen në masë të gjerë.

Ndërkohë në Gjermani debatohet për ndalimin e testimit falas për personat e pavaksinuar. Megjithëse qeveria gjermane ka thënë, se testet falas aktualisht do të vazhdojnë ka mjaft zëra nga qeveritarë gjermanë, që kërkojnë përcaktimin e një date për futjen e testimit me pagesë.

Ministria gjermane e Shëndetësisë në një prononcim për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa, tha se, “ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë para javësh, se e quan të mundur, që të mos ofrohen më falas testet për të pavaksinuarit në një kohë të mëvonshme. Se kur është ky afat mbetet të përcaktohet.” Por sipas qarqeve qeveritare, ende nuk ka ujdi, nëse nga fundi i shtatorit nuk do të ofrohen më testet falas për të pavaksinuarit.

Edhe ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz (SPD) në intervistë për grupin mediatik “Funkegruppe”, tha se ” testet e koronavirusit duhet të bëhen me pagesë, kur të gjithë të kenë mundësinë të vaksinohen, pra në pak javë.” Përjashtime duhet të ketë natyrisht për ata që nuk mund të vaksinohen për shkaqe shëndetësore apo për fëmijët e të rinjtë. Edhe kryeministri i landit, Shlezig-Holshtajn, Daniel Günther i kërkoi federatës t’i bëjë me pagesë sa më shpejt të jetë e mundur testet kundër Coronës. “Qeveria gjermane duhet që në javën e ardhshme të përcaktojë një datë konkrete për zbatimin e testit të Coronës me pagesë.” Kjo datë mund të të jetë 20 shtatori. “Deri atëherë çdo i pavaksinuar e ka shansin të vaksinohet dy herë”, shkruan dpa.

Marrë nga DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota daniel günther jens spahn olaf scholz vaksinimi i detyrueshem ne gjermani daniel günther jens spahn olaf scholz vaksinimi i detyrueshem ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 1 Gusht 2021, 07:13

GREQI– Greqia vazhdon të jetë e goditur nga tërmetet me madhësi të ndryshme ku ditën e sotme është raportuar një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter në N...

Bota 31 Korrik 2021, 20:51

Varianti Delta: Të pranohet se lufta ka ndryshuar

SHBA- Autoriteti Amerikan i Shëndetësisë, CDC është i shqetësuar. Pas një shpërthimi të Coronës në evenimente të mëdha të organizuara në shtetin federal, Masa&c...