Aktualitet

Merr fund emergjenca mjedisore në Fier! S’ka më as zjarr dhe as tym, kryebashkiaku Subashi: Jo më depozitim mbetjesh, ngjar

1 Gusht 2021, 09:08 Nga DOSJA
Merr fund emergjenca mjedisore në Fier! S’ka më as zjarr dhe as

FIER- Pas më shumë se 5 ditësh zjarr e tym, ka marrë fund emergjenca mjedisore në qytetin e Fierit. Më në fund janë mbyllur të gjitha vatrat e zjarrit në fushën e mbeturinave, të cilat prej disa ditësh lëshonin tym toksik duke mbuluar gjithë qytetin. 

Kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi deklaroi se nuk do ketë më depozitim mbetjesh në këtë fushë dhe se nga nesër do i transportojnë për në incenerator. Ndërsa shtoi dhe se e gjithë fusha që po digjej është mbuluar me dhe, e se e gjithë ngjarja do të lihet pas krahëve.

“Dua t’ju komunikoj sot është lajmi që përfundimisht zjarri në të gjithë fushën e mbetjeve këtu është vënë në kontroll të plotë. Nuk ka më as tym, asgjë. Është një punë shumë voluminoze që është bërë në të gjithë këto ditë. E gjithë fusha është kapsuluar dhe nuk përbën më asnjë rrezik për ndezje të vatrave të zjarrit. Ne nuk do ta ndërpresim punën dhe do ta vijojmë me mbulimin e saj me dhe deri në atë lartësi që është e nevojshme. Pas kësaj faze do të vazhdojmë në tetor me mbjelljen e 5000-7000 pemëve në të gjithë këtë fushë. Këtu përfundimisht nuk do të depozitohen më mbetje. Kemi biseduar këto edhe me koncesionarin dhe kemi rënë dakord që nga nesër pasdite të gjitha mbetjet që krijohen në Bashkinë e Fierit do të shkojnë në incenerator. Vjeshta do të jetë edhe periudha kur e gjithë kjo fushë do të pyllëzohet dhe gradualisht do të kthejmë nga një gangrenë në një park të vogël. Do të jetë një kujtim i hidhur,”– tha Subashi.

Fieri u pushtua prej më shumë se katër ditësh nga një tym i shkaktuar nga zjarri që po djeg mbetjet në një fushë disa kilometra pranë qytetit. Koncesionari i trajtimit të mbetjeve në Fier, Shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k shpjegoi se situata e krijuar nuk është përgjegjësi e tyre, pasi landfilli ishte gati, por ishte Bashkia ajo që nuk i dërgonte mbetjet. Ndërsa Subashi u justifikua duke u shprehur se shkak ishte mungesa e rrugës deri në landfill. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa policia vijon hetimet.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet armando subashi fier zjarr ne fier zjarret në fier armando subashi fier zjarr ne fier zjarret në fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Gusht 2021, 08:12

TIRANË– Dhjetra vatra zjarri janë ende ativë në Shqipëri, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë nga dita e aktivizimit të tyre dhe apelet për ...

Aktualitet 1 Gusht 2021, 07:43

ITALI– Përplasje mes pasagjerëve shqiptarë dhe autoriteteve të aeroportit “Malpensa” në Milano, të cilët kanë mbetur të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme. Më...