Aktualitet

Ushtronin aktivitetin pas orës policore, gjobiten 3 pronarë lokalesh në Durrës, njëri në ndjekje penale për lejimin e muz

1 Gusht 2021, 08:54 Nga DOSJA
Ushtronin aktivitetin pas orës policore, gjobiten 3 pronarë lokalesh

Njëri prej tyre procedohet penalisht, për prishje të qetësisë publike, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin A. G., 30 vjeç, pronar i një subjekti në lagjen nr.1, Durrës, pasi u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Për këtë shtetas u vendos dhe masa administrative 1.000.000 lekë.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar edhe 2 subjekte të tjera në lagjen nr.1, Durrës, me pronarë shtetasit A. Xh. dhe E. P., të cilët u ndëshkuan me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjobiten 3 pronare ne durres gjobiten 3 pronare ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Gusht 2021, 08:12

TIRANË– Dhjetra vatra zjarri janë ende ativë në Shqipëri, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë nga dita e aktivizimit të tyre dhe apelet për ...

Aktualitet 1 Gusht 2021, 07:43

ITALI– Përplasje mes pasagjerëve shqiptarë dhe autoriteteve të aeroportit “Malpensa” në Milano, të cilët kanë mbetur të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme. Më...