Aktualitet

1 Gusht 2021, 08:12 Nga DOSJA

TIRANË– Dhjetra vatra zjarri janë ende ativë në Shqipëri, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë nga dita e aktivizimit të tyre dhe apelet për ndihmë kanë qenë të pafundme. Dita e sotme ka nisur me aksion për shuarjen e flakëve në disa rrethe të ndryshme në vend. Sot në qiellin e Vlorës pas më shumë se 10 ditësh flakë dhe tym është dukur më në fund një helikopter me mision për të fikur zjarret.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një postimi në rrjetet sociale. Peleshi falënderon të gjithë efektivët e forcave të armatosura, duke bërë me dije se problem tani mbetet vetëm zjarri në gadishullin e Karaburunit. Por, pas këtij lajmi tmerri nisi në Kurbin. Pamjet që u publikuan sot nga Mamurrasi treguan tmerrin që po përjetojnë banorët e asaj zone, pasi janë pushtuar nga flakët. Qytetarët kanë kërkuar ndihmë përmes rrjeteve sociale, pasi nuk kanë as energji elektrike.

Vetë IGJEUM parashikoi rrezik të lartë për zjarre në 10 qarqe të vendit dhe më pak të rrezikuarit renditi Durrësin dhe Dibrën.

Pavarësisht situatës së rëndë nga zjarret, ka pasur ndërhyrje vetëm nga Forcat e Armatosura, por nuk dihet pse helikopterët janë lënë në pushim nga Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile, pasi asnjë shpjegim zyrtar nuk është dhënë. Ministria e Mbrotjes ka 4 helikoptorë për situatat e zjarreve, dy helikopterë cougar e dy E16.

(k.m;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Gusht 2021, 07:43

ITALI– Përplasje mes pasagjerëve shqiptarë dhe autoriteteve të aeroportit “Malpensa” në Milano, të cilët kanë mbetur të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme. Më...