Aktualitet

1 Gusht 2021, 07:43 Nga DOSJA

ITALI– Përplasje mes pasagjerëve shqiptarë dhe autoriteteve të aeroportit “Malpensa” në Milano, të cilët kanë mbetur të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme. Mësohet se më shumë se 275 pasagjerë presin në aeroport, ndërkohë që duhet të ishin nisur për në Shqipëri që në orën 7 të mbrëmjes së djeshme.

Nga pamjet e publikuara në rrjet, duket qartë se situata ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa një prej punonjësve i propozon që t’u pronontojë një hotel, por përgjigjen e merr shumë shkurt.

“Shko more *****! Shko ti në hotel,”-dëgjohet në video, ndërsa udhëtarët kërkojnë që të nisen menjëherë për në Shqipëri, ashtu siç edhe kishin planin. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë detaj se përse fluturimi është shtyrë për kaq shumë orë.

LAJMI KRYESOR: Duan të pushojnë në Shqipëri! Fluksi sjell probleme nga toka, deti dhe ajri, shqiptarët presin në radhë

(k.m/dosja.al)

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pasagjeret ne malpensa pasagjeret ne malpensa

Sondazh

Poll