Aktualitet

Po udhëtoni në Himarë?! Mos u fusni në Vlorë, Policia iu jep direktivat: Kaloni nga bypass-i, ka shumë trafik në qytet! 

1 Gusht 2021, 08:45 Nga DOSJA
Po udhëtoni në Himarë?! Mos u fusni në Vlorë, Policia

VLORË– Fillimi i gushtit i ka gjetur shqiptarët drejt plazhit! Nisur nga fluksi shumë i madh i mjeteve që qarkullojnë në drejtim të zonave bregdetare, në hyrje të Vlorës janë vendosur 4 efektivë policie për të orientuar trafikun.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin BYPASSI-in për të shkuar më pas nga rrethrrotullimi i Nartës për në Himarë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia Rrugore

Nisur nga fluksi shumë i madh i mjeteve që qarkullojnë në drejtim të zonave bregdetare dhe konkretisht fluksit shumë të madh brenda qytetit të Vlorës, të cilët qarkullojnë për në drejtim të Himarës. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin BYPASSI-in duke u futur që në rrethrrotullimin e Nartës për në BYPASS. Njëkohësisht Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respketojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të qëndrojnë në radhë ku ka fluks apo lëvizje të ngadalta si pasojë e fluksit të madh të automjeteve, të mos qarkullojnë me shpejtësi pasi në cdo aks rrugor ka radarë dhe patrulla të lëvizshme të Polcisë Rrugore që monitorojnë me kamera qarkullimin. Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo shkelje të qarkullimit rrugor duke ju garantuar reagim të menjëhershëm të patrullave të Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

LAJMI KRYESOR: Duan të pushojnë në Shqipëri! Fluksi sjell probleme nga toka, deti dhe ajri, shqiptarët presin në radhë

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore vlore policia rrugore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Gusht 2021, 08:12

TIRANË– Dhjetra vatra zjarri janë ende ativë në Shqipëri, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë nga dita e aktivizimit të tyre dhe apelet për ...

Aktualitet 1 Gusht 2021, 07:43

ITALI– Përplasje mes pasagjerëve shqiptarë dhe autoriteteve të aeroportit “Malpensa” në Milano, të cilët kanë mbetur të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme. Më...