Aktualitet

I mori varësen nga qafa në mes të rrugës! Arrestohet i riu në Shkodër, “përsëritësi” në kërkim prej kohësh

1 Gusht 2021, 08:28 Nga DOSJA
I mori varësen nga qafa në mes të rrugës! Arrestohet i riu

SHKODËR– Ishte shpallur në kërkim për më shumë se 6 vjedhje, arrestohet 29-vjeçari Krisjan Arra në Shkodër. I riu, i cili ishte dënuar edhe më parë për vjedhje duket se kishte specialitet grabitjet e vraseve të floririt nga qafa.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor “Përsëritësi”. I mori më forcë varsen nga qafa një shtetaseje në rrugë, identifikohet, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar, i shpallur në kërkim më parë po për vjedhje, njëkohësisht edhe i dënuar më parë për vjedhje. 29-vjeçari i dyshuar edhe për 6 vjedhje të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës, nga këto tre raste të marrjes me forcë të varseve nga qafa të tre shtetaseve dhe tre raste të vjedhjes me thyerje të banesave e lokaleve.

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim më Forcën e Posaçme “Shqiponjat” u organizua dhe u zhvillua operacioni policor i koduar “Përsëritësi”.

Si rezultat të një pune të mirëorganizuar u bë identifikimi, lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar shtetasit:

K. A. 29 vjeç, banues në lagjen “Partizani“, Shkodër, i cili ka qënë i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale dhe i dënuar më parë po për vjedhje.

Ky shtetas në lagjen “Kongresi i Permetit”, në rrugën “Bahçe e Çakajve” duke qarkulluar me biçikletë, i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt në qafë, me vlerën 30.000 lekë të rinj shtetases D. B.

Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore të strukturave të seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore, i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në qytetin e Shkodrës, ku dyshohet se janë kryer nga ky shtetas dhe konkretisht:

•Me datë 27.07.2021, në lagjen “Manush Alimani”, i ka marë me forcë nga qafa varësen e floririt , shtetases Xh. B.

•Me datë 30.07.2021, ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit F. K., ku ka marrë një shumë parash dhe artikuj shtëpiak.

•Me datë 22.07.2021, në vendin e quajtur “Rrethrotullimi i Dobraçit” ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një furrë buke në pronësi të shtetasit V. H.

•Me datë 18.07.2021, në fshatin Oblikë, Shkodër, ka vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit F. K., vegla të ndryshme pune.

•Me datë 10.07.2021, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases Z. G.

•Me datë 02.07.2021, në vendin e quajtur ish-Mapo, në lagjen “Qemal Stafa” i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases L. P. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me dhune”.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kristjan arra operacioni “përsëritësi” shkoder kristjan arra operacioni “përsëritësi” shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Gusht 2021, 08:12

TIRANË– Dhjetra vatra zjarri janë ende ativë në Shqipëri, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë nga dita e aktivizimit të tyre dhe apelet për ...

Aktualitet 1 Gusht 2021, 07:43

ITALI– Përplasje mes pasagjerëve shqiptarë dhe autoriteteve të aeroportit “Malpensa” në Milano, të cilët kanë mbetur të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme. Më...