Sport

Luiza Gega debuton me sukses në Olimpiadë! Kualifikohet për në finale, renditet e pesta në baterinë e dytë

1 Gusht 2021, 08:00 Nga DOSJA
Luiza Gega debuton me sukses në Olimpiadë! Kualifikohet për

JAPONI – Luiza Gega nuk zhgënjen në debutimin e saj në Lojërat Olimpike të Tokios!

Atletja shqiptare ka arritur të kualifikohet për në finale, në garën e saj 3000 m. me pengesa. 32-vjeçarja nga rregjistroi një kohë shumë të të mirë në këtë provë të parën të saj, që ishte gara kualifikuese, Gega ndaloi kronometrin në kohën 9:23.85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë, rezultat ky që e kualifikon direkt në finalen e madhe të 4 gushtit.

Ndërkohë, që vendin e parë në baterinë ku garonte Luiza Gega, e zuri atletja amerikane, Courtney Frerichs. Për herë të parë në histori, në disiplinën më të vështirë, një atlete shqiptare del në finale të Olimpiadës, duke sfiduar kështu vajzat më të shpejta të botës.

Një premtim deri tani i mbajtur nga Luiza Gega, e cila ka shkuar në këtë Olimpiadë me synime të mëdha, duke qenë se ishte në një formë shumë të mirë gjatë gjithë vitit. Tashmë gara vështirësohet për të, por jo në dëshirë dhe shpresa. Luiza Gega është sportistja e fundit shqiptare, e cila ka mbetur dhe që ka ende një garë për të zhvilluar në Lojërat Olimpike të Tokios.

(B.T. Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lojrat olimpike ne tokio luiza gega lojrat olimpike ne tokio luiza gega

Sondazh

Poll