Sport

De Laurentiis nuk ia fal transferimin falas te Lazio, presidenti i Napolit çon në gjyq Hysajn, rikthen çështjen e “reb

31 Korrik 2021, 18:09 Nga DOSJA
De Laurentiis nuk ia fal transferimin falas te Lazio, presidenti i Napolit

ITALI-Shpata e Demokleut bie në kokën e Hysaj-t. Futbollisti shqiptar ishte në kryengritjen e natës së vitit 2019 ku pas ndeshjes me Salzburg në Champions League, tekniku Ancelotti nuk u paraqit në konferencën për shtyp dhe rrezikoi gjobë nga UEFA. Gjithashtu, drejtuesit e klubit parashikuan një grumbullim të detyruar për skuadrën në formë ndëshkimi, por të gjithë u larguan drejt shtëpiave të tyre përfshirë dhe Hysajn.

Kjo situatë zgjati një javë, dhe më pas lojtarët u shfaqën në stërvitje, dhe ndërkohë drejtuesit e Napolit u zotuan se do të merrnin masa të rënda ndaj futbollistëve. Pikërisht kjo çështje që nga viti 2019 është rihapur dhe Hysaj tani është në telashe. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis i është drejtuar gjykatës për këtë çështje dhe kërkon të përdorë një dorë të fortë për atë gjest që në fakt i shkaktoi skuadrës dëme serioze.

De Laurentiis ka kërkuar nga gjykata e Romës dhe Napolit për emërimin e gjyqtarit të tretë, në lidhje me rihapjen e hetimeve ndaj shqiptarit, pasi çështja për dy futbollitët Alan dhe Milik dhe pasi u larguan është pezulluar.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport de laurentiis hysaj lazio napoli de laurentiis hysaj lazio napoli

Sondazh

Poll