Sport

VIDEO/ Pa Ronaldon dhe yjet e skuadrës, Juventus fiton trofeun “Luigi Berlusconi”, bardhezinjtë mundën Monza-n

31 Korrik 2021, 21:43 Nga DOSJA
VIDEO/ Pa Ronaldon dhe yjet e skuadrës, Juventus fiton trofeun “Luigi

ITALI-Një magji e Ranocchias dhe një gol nga Kulusevski mjaftuan që Juventus të fitonte ndaj Monzas trofeun “Luigi Berlusconi” me shifrat 2-1.Në minutën e 13′ ishte i riu Ranochia që shënoi, ndërsa Kulusevsi dyfishoi shifrat në të 53-ën, duke përfituar nga një pakujdesi e mbrojtjes.

Monza ka rihapur sfidën tri minuta para fundit me një gol të D’Alessandro-s, por nuk ka arritur ta shmangë humbjen. Kështu Juventus fiton trofeun e 25-të të “Luigi Berlusconi”, që rikthehet pas ndalesës në vitin 2015.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus monza juventus monza

Sondazh

Poll