Sport

Giroud menjëherë “nxehet”, i mjaftojnë 5 minuta me fanellën e Milanit për të shënuar në miqësore

31 Korrik 2021, 20:44 Nga DOSJA
Giroud menjëherë “nxehet”, i mjaftojnë 5 minuta me

FRANCË– Pas ndeshjeve me Pro Seston dhe Modena-n, vjen miqësorja e parë prestigjioze për Milanin. Përballë ishte skuadra franceze, Nice takim që përfundoi me shifrat 1-1. Në portë debutoi blerja më e re si Maignan i cili u zëvendësua me rifillimin e pjesës së dytë.

Goli i parë do të vinte në minutën e 59′ kur Nice do të kalonte në avantazh me Gouiri, ndërsa interesant ishte fakti se Giroud, sulmuesi i Milanit dha menjëherë impaktin pozitiv.

Francezi u aktivizua në minutën e 61-të, teksa në të 66-të, pas një harkimi të Castilleos, goditi saktë me kokë, duke vendosur baraspeshën. Një lajm i mirë ky për stafin kuqezi, pasi pesha e sulmit bie mbi francezin.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport giroud milan nice giroud milan nice

Sondazh

Poll