Sport

“Tokyo 2020”: Hemoragji cerebrale për Fields, por jashtë kujdesit intensiv

1 Gusht 2021, 05:21 Nga DOSJA

JAPONI – Ekipi i çiklizmit amerikan ka lëshuar një deklaratë mbi kushtet shëndetësore të Connor Fields, olimpist në garën BMX, i cili, dje pësoi një rënie të keqe gjatë garës së Lojërave të Tokios.

“Vizitat zbuluan një hemoragji cerebrale, por mjekët konstatuan se atleti nuk ka pësuar dëme të mëtejshme, – thuhet në shënim. – Pas një nate nën vëzhgim, Connor ka dalë nga reparti i kujdesit intensiv, por është akoma i shtruar në spital, pasi ka një brinjë e thyer dhe edemë pulmonare”.

“Ne mund të konfirmojmë se Connor Fields është zgjuar dhe po pret vlerësime të mëtejshme mjekësore, – tha mjeku i ekipit të SHBA pak orë më parë. – Ne do të njoftojmë përditësime të tjera sapo të bëhen të disponueshme”.

“Nga pikëpamja njohëse ai është mirë, ai e di se ku është, mban mend ditëlindjen e tij dhe i njeh njerëz,”- tha babai i sportistit amerikan. Fields, nëse gjërat shkojnë mirë, mund të qëndrojë në spital pesë ditë dhe pastaj do të shikohet mundësia për t’u kthyer në shtëpi.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport connor fields hemoragji cerebrale mjeku i ekipit të shba olimpist në garën bmx connor fields hemoragji cerebrale mjeku i ekipit të shba olimpist në garën bmx

Sondazh

Poll