Sport

Peshëngritësi Qerimaj: “Shqipërisë nuk i mungojnë talentet, por që të arrish te medaljet, duhet të stërvitesh e të k

31 Korrik 2021, 18:07 Nga DOSJA
Peshëngritësi Qerimaj: “Shqipërisë nuk i mungojnë

JAPONI – Erkand Qerimaj është peshëngritësi tjetër, i cili konfirmoi edhe një herë një paraqitje shumë të mirë në Olimpiadën e Tokios, duke dalë i pari në baterinë B dhe i 9-ti në klasifikimin e përgjithshëm.

Qëndrim brenda 10-shes më të mirë të botës ishte edhe synimi i tij dhe trajnerit Zef Kovaçi. Në një prononcim për “Top Channel” pas gare, peshëngritësi shkodran tregon më tepër.

“Këtë vit, përpara Europianit, pata një dëmtim dhe nuk është se kam patur shumë kohë për Olimpiadën. Kemi punuar thuajse një muaj për këtë garë. Dhe përmirësimi, krahasuar me Olimpiadën e shkuar nga vendi i 13-të në vendin e 9-të është një rezultat shumë i mire,”- shprehet Erkandi.

Ka disa më shumë se 10 vite, që Qerimaj mban këto nivele të larta dhe Olimpiada e ardhshme, do ta gjejë atë 35 vjeç, a do të mundet ai të marrë pjesë sërish, apo ishte Olimpiada e fundit kjo?

“Unë dua të them një fakt, kampioni Olimpik i peshës sime është 37 vjeç, d.m.th unë i bie të jem 5 vite më i ri se ai. Ndryshimi që ne kemi, është se kinezi stërvitet në kushte të tjera. Objektivi ynë është që në Olimpiadën tjetër të jemi edhe më mire,”- shprehet ai.

Ndërkohë që edhe kjo Olimpiadë, deri më tani për Shqipërinë, u mbyll pa medalje.

“Normalisht ne nuk na mungojnë talentat, por që të arrish në medalje dhe të pretendosh medalje duhet të stërvitesh e të kesh kushtet si ata që marrin medalje,”- vazhdon Qerimaj.

Për kë është ky rezultat kaq i lartë i Erkandit?

“Normalisht që rezultati i shkon familjes, pastaj të gjithë shqiptarëve dhe ata që na mbështesin,”- mbyll fjalën e tij nga Tokio peshëngritësi Erkand Qerimaj.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport erkand qerimaj i 9-ti në klasifikimin e përgjithshëm. në olimpiadën e tokios top channel erkand qerimaj i 9-ti në klasifikimin e përgjithshëm. në olimpiadën e tokios top channel

Sondazh

Poll