Sport

VIDEO/ Vetëm 10 minuta në miqësoren me Stutgartin, Rey Manaj është i pafat, ja momenti kur portieri i mohon golin

31 Korrik 2021, 19:49 Nga DOSJA
VIDEO/ Vetëm 10 minuta në miqësoren me Stutgartin, Rey Manaj

GJERMANI- Rey Manaj luajti 10 minutat e fundit të miqësores që u luajt në Gjermani mes Stuttgartit dhe Barcelonës.  Sulmuesi shqiptar zuri vendin e  Greizmann i cili nuk arrinte të linte gjurmë në këtë ndeshje. Takimi përfundoi me shifrat 0-3, ndërsa sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 80′.

Sulmuesi lushnjar, ndryshe nga dy miqësoret e fundit mes Gimnastic dhe Gironas ku ia doli të shënojë, këtë herë lojtari nuk arriti dot të gjente rrugën e rrjetës në ato pak minuta që luajti, por padyshim që la shenjën e tij.

Vetëm disa sekonda nga hyrja e tij, lojtari krijoi një mundësi për të shënuar, por ishte portieri që i mohoi golin.Ky ishte rasti i vetëm për Manajn, nisur dhe nga minutat e pakta që u aktivizua.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona rey manaj barcelona rey manaj

Sondazh

Poll