Sport

Xhamajka “pushton” podiumin e 100 metrave, tris medaljesh në “Tokyo 2020”

31 Korrik 2021, 17:08 Nga DOSJA
Xhamajka “pushton” podiumin e 100 metrave, tris medaljesh në

JAPONI – Kampionia e botës në fuqi, sprintierja Elaine Thompson-Herah udhëhoqi fitoren e trefishtë të Xhamajkës, në finalen olimpike të 100 metrave në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Ajo e përshkoi largësinë për 10.61 sekonda, duke u bërë gruaja e dytë më e shpejtë në histori. Rekord olimpik!

Shelly-Ann Fraser-Pryce, që gjithashtu ishte në kërkim të medaljes së artë, u rendit e dyta me kohën 10.74, me vetëm një të qindtën e sekondës më e ngadaltë se bashkëkombësja e saj. Trisin e medaljeve për Xhamajkën e plotësoi Shericka Jackson, që doli në vend të tretë me kohën 10.76 sekonda.

Rekordi olimpik i Thompson-Herah është kaluar vetëm nga rekordi botëror i sprinteres amerikane Florence Griffith-Joyner, që në vitin 1988 arriti kohën 10.49 sekondash. Xhamajka, gjithashtu ishte fituese e medaljeve në garën e 100 metrave për femra në Lojërat Olimpike të “Pekin 2008”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport elaine thompson-herah florence griffith-joyner shelly-ann fraser-pryce shericka jackson elaine thompson-herah florence griffith-joyner shelly-ann fraser-pryce shericka jackson

Sondazh

Poll