Sport

Uroi ditëlindjen e Contes, profili zyrtar i Juventusit mbushet me lumë komentesh negative nga tifozët: Për mua ky person nuk

31 Korrik 2021, 17:06 Nga DOSJA
Uroi ditëlindjen e Contes, profili zyrtar i Juventusit mbushet me lumë

TORINO-Me një postim në rrjetet sociale, Juventus uroi Antonio Conten i cili sot mbush 52-vjeç. “Gëzuar ditëlindjen Antonio Conte”, i cili shoqëron një fotografi të ish-flamurit të Juventusit me shiritin e kapitenit. Trajneri, i cili rikthehu titullin te Inter, aktualisht është pa ekip pas lamturmirës me zikalrit.

Mesazhi nga Juventus nxiti reagimin e tifozëve të cilët komentuan mbi foton e postuar nga klubi: “Ekziston një program që i vendos automatikisht këto postime”, bëri shaka një tifoz. Shumica e mbështetësve nuk e vlerësuan pozitivisht postimin. “Ai ishte kapiteni im, na braktisi sepse nuk na konsideronte të përshtatshëm për” restorantin “e tij. Për mua ai person që e quan veten Antonio Conte nuk është më kapiteni im, nuk është më simboli i Juventusit, nuk është e nevojshme të humbas më kohë duke i kushtuar urimet më të mira”.

Në një tjetër koment lexohet. ” Për mua kapiteni i vërtetë është Alessandro Del Piero”.
Ndër përgjigjet e ndryshme ka edhe disa tifozë që vazhdojnë ta duan Conten: “Pavarësisht gjithçkaje, gjithmonë në zemrat tona si kapiten dhe udhëheqës. Më dhe titullin më të mirë që mbaj mend. Faleminderit dhe urimet më të mira”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conte juventus conte juventus

Sondazh

Poll