Sport

Kameramani “harron” ndeshjen, merret me buburrecin…

31 Korrik 2021, 15:52 Nga DOSJA

JAPONI – Një kameraman i televizionit që trasmeton një Olimpiadës është kritikuar në rrjetet sociale për shfaqjen e një buburreci gjatë një ndeshje hokej femrash mes Argjentinës dhe Spanjës në Tokio 2020.

Pak përpara shënimit të golit të parë, kameramani vendosi të përqëndrohet në një buburrec.

Ka qenë ky moment që i ka habitur fansat në internet që kanë vërshuar me komente.

Njëri prej tyre shkroi: “Atletët olimpikë që konkurrojnë në një nivel të lartë? Nuk jeni të interesuar. Bredhjamë tepër interes për buburrecat? Po.”

Ndërkohë nuk kanë munguar edhe batutat: “Kur merrni me një punë në media sportive, por nuk jeni aq të dhënë pas sportit.”

Një tjetër shtoi: “Jepini edhe këtij një medalje ari”.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll