Sport

Fuqizohet Anderlecht, huazon sulmuesin e talentuar të Bayern Munche

31 Korrik 2021, 15:39 Nga DOSJA
Fuqizohet Anderlecht, huazon sulmuesin e talentuar të Bayern Munche

GJERMANI – Në prag të përballjes me kurbinasit e Laçit, në turin e tretë të “UEFA Conferenca League”, skuadra belge e Anderlecht, ka përmirësuar repartin e saj të sulmit, duke bërë pjesë të saj sulmuesin Joshua Zirkzee të Bayern Munchen.

Holandezi 20-vjeçar, Zirkze, sezonin e shkuar ishte i huazuar te Verona në Serinë A, por u kthye sërish në Munich. Sipas “Sport1”, sulmuesi i talentuar ka braktisur grumbullimin me skuadrën bavareze dhe në orët në vijim pritet dhe zyrtarizimi i tij te skuadra belge.

Natyrisht është e vështirë të thuash, se sulmuesi holandez Joshua Zirkzee, do të jetë pjesë e Anderlechtit në ndeshjen ndaj Laçit për turin e tretë të “UEFA Conference League”, më 5 gusht në “Elbasan Arena”, por gjithsesi ai do të jetë në organikën e skuadrës belge.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “uefa conferenca league” anderlecht bayer munchen joshua zirkzee “uefa conferenca league” anderlecht bayer munchen joshua zirkzee

Sondazh

Poll