Sport

Tokio 2020/ Hije dyshimi në kualifikimin e Spanjës, kundërshtari i “dhuron” golin në minutat e fundit

31 Korrik 2021, 14:20 Nga DOSJA
Tokio 2020/ Hije dyshimi në kualifikimin e Spanjës, kundërshtari

JAPONI-Spanja është gjysmëfinalistja e parë e Olimpiadës së futbollit për meshkuj, pas një fitoreje në kohën shtesë kundër Bregut të Fildishtë me shifrat 5-2, në një ndeshje ku “elefantët” bënë shumë gabime në fazën mbrojtëse mbrojtëse, madje pësimi i golit të barazimit tregon hije dyshimi.

Megjithatë Spanja ishte thuajse e eliminuar. Trajneri i Spanjës vendosi që të bënte menjëherë ndërrim duke aktivizuar sulmuesin, Rafael Mir Vicente. Në minutën e 92, do të ishte lojtari i Wolves që do të barazonte shifrat, pas një dhurate të mbrojtjes së Bregut të Fildishtë.

Kaq mjaftoi që fituesi të kuptohej në minutat e shtesës. Oyarazabal shënoi me penallti në të 98, ndërsa Rafael Mir Vicente shënoi edhe dy gola të tjerë për t’i dërguar shifrat në 5-2.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport spanja tokio 2020 spanja tokio 2020

Sondazh

Poll