Sport

Lewis Hamilton “mbush” 101 pole position në Hungari

31 Korrik 2021, 14:41 Nga DOSJA

HUNGARI – Lewis Hamilton regjistron ‘pole position’ e 101-të në karrierë në provat zyrtatë Çmimit të Madh të Hungarisë.

Në Hungaroring, 7 herë kampioni i botës, arriti të lërë pas me 315 të mijtat Valteri Bottas, në një start, i cili do të jetë në linjën e parë i gjithi Mercedes.

Ndërkohë Max Verstappen me 4 të dhjetat më i ngadaltë, duhet të fillojë garën nesër nga linja e dytë, së baahku me shokun e skuadrës së tij, Sergio Perez.

Zhgënjen Ferrari që tentonte linjën e tretë të startit, por në të vërtetë Charles Leclerc ka regjistruar kohën e shtatë më të shpejtë, ndërsa Carlos Sainz përplaset në kthesën e fundit në mini-sesionin e dytë dhe do të startojë nesër nga linja e 8-të.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll