Sport

Muriqi rikthehet në Romë dhe largon të gjitha dyshimet, sulmuesi i Lazios flet me siguri për të ardhmen

31 Korrik 2021, 13:06 Nga DOSJA
Muriqi rikthehet në Romë dhe largon të gjitha dyshimet, sulmuesi

ROMË-Dy ditë në Stamboll për të takuar disa miq të vjetër dhe për të dhënë një intervistë që do të publikohet në ditët në vijim dhe më pas kthimi në Romë për të rifilluar stërvitjet me Lazion. Vedat Muriqi është rikthyer në Itali për të rifilluar përgatitjet me Lazion.

Asnjë kontakt me Fenerbahçen, nuk është një pistë e nxehtë për momentin. Lazio është e gatshme të diskutojë për Muriqin, por pret të paktën një huazim me detyrim blerje deri në 13-14 milionë dhe askush nuk i është afruar një kërkese të tillë deri më tani.

Në fund të fundit, Lotito nuk dëshiron të humbasë paratë e investimit. Muriqi mbetet te Lazio tani për tani, pasi ai i konfirmoi një tifozi të Fenerbahces i cili e kapi atë në aeroportin në Stamboll:“Me Fener nuk ka asgjë konkrete. Ka shumë të ngjarë që unë të qëndroj te Lazio”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lazio muriqi lazio muriqi

Sondazh

Poll