Sport

Përfundon gara për Izmir Smajlajn, me 7.86 m nuk ia del për në finale

31 Korrik 2021, 11:32 Nga DOSJA
Përfundon gara për Izmir Smajlajn, me 7.86 m nuk ia del për

JAPONI – Ka garuar në Lojërat Olimpike të Tokios edhe atleti tjetër shqiptar, Izmir Smajlaj, i cili konkurroi në baterinë A në kërcim së gjati, por nuk ia doli të sigurojë kualifikimin për në finale.

Atleti shkodran kërceu 7.81 metra në provën e parë dhe 7.86 metra në të dytën, ndërsa në tentativën e tretë bëri faull, duke e mbyllur konkurrimin e tij në vendin e 9-të në baterinë A dhe në vendin e 17-të në renditjen e përgjithshme.

Performanca e Izmir Smajlajt në Tokio ishte më e mirë, se ajo në Lojërat Olimpike të “Rios 2016” katër vite më parë, ku nuk shkoi dot përtej 7.72 metrave, por ishte larg rekordit të tij personal prej 8.11 metrash.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport izmir smajlaj lojërat olimpike tokio 2020 izmir smajlaj lojërat olimpike tokio 2020

Sondazh

Poll