Sport

“Tokyo 2020”, Erkand Qerimaj përfiton dy vende në renditjen e peshës deri 81 kg

31 Korrik 2021, 10:23 Nga DOSJA

JAPONI – Ndërsa në mëngjesin e sotëm kanë konkurruar peshëngritësit e baterisë B në peshëngritje, në mesditë, në pedanën e “Tokyo International Forum” janë ngjitur 10 garuesit e baterisë A të peshës deri 81 kg. Madje ato tani kanë përfunduar, duke përcaktuar edhe renditjen përfundimtare të konkurrentëve në këtë peshë.

Medaljen e artë në këtë kategori peshe e fitoi shtangisti kinez Lyu Xiaojun, i cili vendosi edhe tri rekorde olimpike: 170 kg në shkëputje, 204 kg në shtytje dhe 374 kg në dygarësh. Medalejen e argjendit e fitoi domenikani Zacarias Bonnat Michel me 367 kg, ndërsa të bronzit italiani Antonino Pizzolato me 365 kg.

Peshëngritësi shqiptar, 32 vjeçari shkodran Erkand Qerimaj, i cili konkurroi dhe zuri vendin e parë në baterinë B me rezultatin 338 kg. në dygarësh, përfundimisht u rendit në vendin e 9-të në klasifikimin e përgjithshëm të peshës deri 81 kg në “Tokyo 2020”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 33 vjeçari shkodran erkand qerimaj italiani antonino pizzolato kinez lyu xiaojun peshës deri 81 kg në “tokyo 2020” tri rekorde olimpike zacarias bonnat michel 33 vjeçari shkodran erkand qerimaj italiani antonino pizzolato kinez lyu xiaojun peshës deri 81 kg në “tokyo 2020” tri rekorde olimpike zacarias bonnat michel

Sondazh

Poll