Sport

Erkand Qerimaj në “Tokyo 2020”, i pari në baterinë B me 338 kg në dygarësh

31 Korrik 2021, 05:19 Nga DOSJA

JAPONI – Në mëngjesin e sotëm në pedanën e “Tokyo International Forum” është paraqitur edhe peshëngritësi ynë i shquar Erkand Qerimaj. Ai ka konkurruar në baterinë B të peshës deri 81 kg, duke u renditur i pari me 338 kg në dygarësh.

Në stilin e shkëputjes, peshëngritësi Qerimaj, i shfrytëzoi të tria provat që kishte në dispozicion. Ai e filloi garën me 151 kg, për të kaluar më pas në 155 kg dhe mbyllur stilin me 157 kg të ngritura.

Në stilin e shtytjes, në proven e parë Erkandi ngriti me lehtësi 181 kg, ndërkohë që në proven e dytë tentoi 185 kg. Në vërtetë ai e ngriti mbi gjoks shtangën, por nuk shtyu mirë dhe dështoi. Në provën e tretë Qerimaj tentoi të ngrinte 187 kg., por nuk mundi.

Kësisoj, peshëngritësi Erkand Qerimaj, me 338 kg. të ngritura në dygarësh u rendit në vendin e pare në baterinë B, ku duhet thënë se diferenca e tij, me kundërshtarët ishte mjaft e dukshme.

Gjithsesi për të përcaktuar vendin, ku do të renditet përfundimisht peshëngritësi ynë Qerimaj, duhet pritur përfundimi i konkurrimit në baterinë A të peshës deri 91.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “tokyo international forum” erkand qerimaj me 338 kg në dygarësh në baterinë b të peshës deri 81 kg peshëngritësi ynë i shquar “tokyo international forum” erkand qerimaj me 338 kg në dygarësh në baterinë b të peshës deri 81 kg peshëngritësi ynë i shquar

Sondazh

Poll

Sport 30 Korrik 2021, 16:39

Kosova e mbyll e dyta në Olimpiadë, pas Japonisë

JAPONI – Japonia kryeson bindshëm në renditjen përfundimtare me 10 medalje gjithsej në sportin e xhudos, tetë të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë në kë...