Sport

Novak Djokoviç humb sërish, dështon edhe për medaljen e bronzit

31 Korrik 2021, 09:44 Nga DOSJA
Novak Djokoviç humb sërish, dështon edhe për medaljen e

JAPONI – Tenisti numër një në botë, serbi Novak Djokoviç ka dështuar totalisht në Lojëra Olimpike të “Tokyo 2020”, duke mos arritur të fitojë qoftë edhe medaljen e bronzit, që do të ishte një ngushëllim i vogël për të.

Pasi u eliminuar në gjysmëfinalet e lojës teke para dy ditësh, nga gjermani Alexander Zverev, që fitoi me rezultatin 2-1 (1-6, 6-3, 6-1), sot, në ndeshjen për vendet 3-4, Djokoviç u mund 2-1 (6-4, 6-7, 6-3) edhe nga tenisti spanjol Pablo Carreno Busta.

Pas kësaj ndeshjeje, tenistin spanjoll Busta u rendit në vendin e tretë, duke merituar medaljen e bronzit, ndërkohë që Novak Djokoviç rregjistroi një dështim total në “Tokyo 2020”, duke mos qenë në gjendje t’i Serbisë, qoftë edhe një medalje bronzi.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lojëra olimpike të “tokyo 2020” serbi novak djokoviç spanjol pablo carreno busta lojëra olimpike të “tokyo 2020” serbi novak djokoviç spanjol pablo carreno busta

Sondazh

Poll