Aktualitet

Deri në 166 km në orë! Arrestohen 11 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, pezullohen 19 patenta dhe vendosen mbi 1 mijë e

31 Korrik 2021, 14:44 Nga DOSJA
Deri në 166 km në orë! Arrestohen 11 drejtues mjetesh në 24

TIRANË– 11 persona, drejtues mjetesh janë vënë në pranga pas monitorimit të bërë nga Policia Rrugore, pasi janë kapur duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Mësohet se gjashtë prej tyre janë prangosur për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa patentë.

Në njoftimin e Policisë Rrugore bëhet me dije se në 6 orë monitorim janë pezulluar 19 leje drejtimi për shpejtësi që variojnë nga 145 km/h deri në 166 km/h si. Një prej tyre është kapur me një mjet luksoz të llojit “BMW X6’, teksa udhëtonte në aksin Fier-Vlorë.

Gjithashtu mësohet se janë vendosur edhe 1690 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Njoftimi: Policia Rrugore e Fierit me radarë, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në Bypass, për të parandaluar aksidentet rrugore. Për 6 orë monitorim, 19 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi që varionin nga 145 km/h deri në 166 km/h dhe 62 masa administrative për shpejtësi, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të patentës.  Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë pezulluar 63 Leje Drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Në të gjithë vendin janë arrestuar 11 shtetas, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa patentë.

Po gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë vendosur 1690 masa adminstrative për parakalime të gabuara, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosje të rripit të sigurimit e kaskës mbrojtëse dhe parkime të gabuara që pengojnë lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe automjeteve. Mos fluturoni në rrugë për të arritur sa më parë detin, së në rastin më të mirë do arrini radarin dhe policin rrugor dhe në rastin më të keq aksidentin! Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep. Në çdo aks rrugor, nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e Korçë  ka patrulla të Policisë Rrugore.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore policia rrugore

Sondazh

Poll