Aktualitet

Më në fund lajm i mirë! Do dalin nga kampi i ferrit në Siri, riatdhesohen 5 gra dhe 14 fëmijë, gazetari u nxjerr fotot, Ra

31 Korrik 2021, 11:48 Nga DOSJA
Më në fund lajm i mirë! Do dalin nga kampi i ferrit në Siri,

SIRI– Pesë gra dhe katërmbëdhjetë fëmijë shqiptarë do të vijnë nesër në atdhe pas vitesh tmerri që kanë përjetuar nga kampi Roj i ferrit në Siri. Fillimisht lajmi është bërë me dije ditën e sotme nga një gazetar i NBC, i cili ka postuar në rrjetin social ‘Twitter’ foton e 5 grave bashkë me fëmijët e tyre. Gazetari është kujdesur që të mos bëjë publik emrat fytyra e personave të riatdhesuar.

Pas publikimit të këtij lajmi, vetë kryeministri ka publikuar një video ku shihet se ka mbërritur në Beirut, Liban, në vendin ku do të kryhet dhe operacioni i tërheqjes së pesë grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë që kanë jetuar mes ferrit të kampet e Sirisë. Në pamjet e publikuara në profilin e tij në Facebook, kreu i qeverisë shihet teksa takohet me gjeneralin Abass Ibrahim. Rama, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi Rama bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme Bledi Cuci dhe Gledis Nano drejtor i drejtorisë së anti-terrorit në Policinë e Shtetit u pritën nga drejtori sigurisë kombëtare Gjenerali Abas Ibrahim. Marc Ghorayeb, këshilltar jo rezident tregon për Top Channel si u bë e mundur finalizimi me sukses.

Top Channel shkruan se për këtë operacion të dytë riatdhesimi krahas bashkëpunimit me autoritetet e sigurisë të Libanit ato vendore kurde në veri të Sirisë, ka ndihmuar edhe një agjenci sigurie e një shteti partner. Autoritetet lokale kurde dhanë dritën jeshile për këtë operacion të dytë pasi strukturat e tyre të inteligjencës, përfunduan procedurat kontrolluese nëse këta persona duhet të përballeshin me procese gjyqësore ndëshkuese si pjesë e ish Shtetit Islamik ISIS. Për transportin e këtyre 19 grave dhe fëmive nga Siria drejt kufirit me Libanin ndihmoi Gjysëm Hëna e Kuqe Arabo-Siriane (Syrian Arab Red Crescent) nën koordinimin e Marc Ghorayeb.

Deri më tani, nga Siria është kthyer Alvin Berisha, Floresha Rasha me katër fëmijët e saj dhe Endri Dumani, ndërsa motra e tij, Eva ka mbetur në kamp. Ndoshta ajo do të jetë pjesë e një prej gravë që rikthehen në vendin tonë. Në Al Hol dhe Roj kanë mbetur edhe rreth 30 gra dhe fëmijë, të cilët përmes mesazheve zanore dërguar familjeve, shprehen se duan t’i japin fundit jetesës problematike e të pasigurtë në këto kampe dhe mezi presin kthimin në Shqipëri.

(k.m;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kampi i al-howl siri kampi i al-howl siri

Sondazh

Poll