Aktualitet

Sherr në Tropojë, babai me dy djemtë plagosin 43-vjeçarin, i dëmtojnë dhe makinën, shpallen në kërkim

31 Korrik 2021, 14:17 Nga DOSJA
Sherr në Tropojë, babai me dy djemtë plagosin 43-vjeçarin,

TROPOJË– Një 43-vjeçar me inicialet P.Gj., banues në fshatin Fierzë ka mbetur I plagosur me thikë pas një sherri me fqinjin e tij, 45-vjeçarin me iniciaet N.M., dhe dy djemtë e këtij të fundit.

Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 45-vjeçari me dy djemtë, Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç, banues në fshatij Tetaj kanë plagosur me thikë 43-vjeçarin.

Më pas ata i kanë dëmtuar dhe makinën e janë larguar nga vendi i ngjarjes. I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autorët janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë Tropojë: Plagosin me mjet të mprehtë ( thikë) një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, shpallen në kërkim babai me dy djemtë si autorë të dyshuar.  Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasit;

N.M., 45 vjeç,  Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç, banues në fshatij Tetaj. Në aksin rrugor Lekbibaj- Fierzë, këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë ( thikë) shtetasin P. Gj., 43 vjeç, banues në fshatin Fierzë, i cili është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës.

Gjithashtu, i kanë dëmtuar me gurë automjetin tip “Volksëagen”. Vijon puna për kapjen e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”,  “Shkatërrimi i pronës” , “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në bashkëpunim.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset 43-vjeçari ne tropoje plagosje në tropojë plagoset 43-vjeçari ne tropoje plagosje në tropojë

Sondazh

Poll