Griezmann i mbetet “në derë” Barçës, pas Atleticos ia ofron edhe Manchester United
30 Korrik 2021, 20:59Nga DOSJA
SPANJE – Mançester United ka marrë një ofertë nga Barcelonës për një shkëmbim të mundshëm mes Victor Lindelof dhe Antoine Griezmann.
Siças mediave spanjolle Barca i është drejtuar Unitedit pasi marrëveshje e fundit e shkëmbimit me Atletico Madrid dështoi.
Skuadra blaugrana donte të dërgonte Griezmann përsëri në Atletico dhe të nënshkruante me mesfushorin Saul Niguez në këmbim, por negociatat dështuan.
Gjigantët katalanas tani thuhet se po flasin me Djajtë e Kuq pasi e dinë që skuadra e Ole Gunnar Solskjaer po kërkon një sulmues pavarësisht marrëveshjes së re të Edinson Cavani.
Barcelona është e gatshme ta shesë Griezmann te United në këmbim të Lindelof, i cili ka kaluar si zgjedhje e dytë për shkak të ardhjes së Raphael Varane, ndërkohë trajneri holandez Ronald Koeman ka nevojë për një mbrojtës.
Nëse gjigantët e Mançesterit janë të interesuar për një marrëveshje të tillë atëherë ata do të përdorin edhe para për ta siguruar sulmuesin francez.
Gjithashtu shitja e Griezmann lidhet edhe me nevojën emergjente të Barcelonës për të ulur pagat, në mënyrë që të përballojë kontratën e re të Lionel Messit.
Messi ka pranuar kontratën e re 5-vjeçare edhe me një ulje të pagës prej 50% dhe me shifrat e reja ai do të paguhet 250,000 £ në javë.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJERMANI-Werder Bremen interesohet për sulmuesin që aktivizohet te Dinamo Zagreb, Lirim Kastrati. Deri më tani ka pasur bisedime mes dy klubeve por skuadra nga ...
MADRID– Një transaksion prej 126.5 milion euro. Kaq mund ti kushtojë transferimi i David Alabës te Real Madrid nëse austriaku qëndron në Madrid për 5 vjet sipas...
ROMË– Transferimi i Xhakës te Roma është sfumuar. Mesfushori ishte në qendër të projektit të Jose Mourinhos, por futbollisti ka vendosur të pranojë p...
SPANJE – Kufiri i ri i problemeve për klubet e La Liga, janë pagat. Që kur Tebas kërkoi një ulje të pagave, si kusht për marrjen e lojtarëve të rinj, si R...
ZVICER – UEFA ka zbuluar pak minuta më parë foton e trofeut më të ri për të cilin luftojnë klubet europiane, mes tyre edhe dy nga Shqipëria, që janë ende në gar...
JAPONI – Japonia kryeson bindshëm në renditjen përfundimtare me 10 medalje gjithsej në sportin e xhudos, tetë të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë në kë...
JAPONI-“Nëse ata kanë ndonjë dëshmi për të vërtetuar se Javad Foroughi është një terrorist, na dërgoni çdo dokument: ne jemi këtu.” Zëdhënësi i IOC Mark ...