Aktualitet

VENDIMI/ Qeveria zgjidh më në fund problemin e mbetjeve në Durrës, miratohet kërkesa e bashkisë për mbështetje financiar

31 Korrik 2021, 09:07 Nga DOSJA
VENDIMI/ Qeveria zgjidh më në fund problemin e mbetjeve në

DURRËS- Qeveria i ka dhënë sot përfundimisht zgjidhje çështjes së menaxhimit të plehrave në qarkun e Durrësit. Në mbledhjen  e zhvilluar dje, qeveria ka marrë vendimin që me VKM që miratojë kërkesën e bashkisë për mbështetje financiare për menaxhimin e plehrave.

VKM E PLOTË PËR MBETJET:

V E N D I M PËR MIRATIMIN E KËRKESËS SË BASHKISË DURRËS PËR MBËSHTETJE FINANCIARE NGA QEVERISJA QENDRORE PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, të neneve 10 e 22, pika 3, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 28, të ligjit nr.68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.438, datë 13.7.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për mbështetjen financiare për menaxhimin e mbetjeve në bashkitë e Qarkut Durrës”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Mbështetjen financiare të kërkesës së Bashkisë Durrës, sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi, për menaxhimin e mbetjeve të paraqitura mbi bazën e studimit të tregut dhe gjetjes së zgjidhjes më të mirë financiare për trajtimin e mbetjeve urbane në përputhje me standardet e menaxhimit të integruar të mbetjeve, sipas legjislacionit në fuqi për këtë qëllim dhe të vendimit nr.438, datë 15.7.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për mbështetjen financiare për menaxhimin e mbetjeve në bashkitë e Qarkut të Durrësit”.

2. Shuma e mbështetjes financiare, sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi, negociohet çdo vit fiskal gjatë hartimit të projektbuxhetit afatmesëm dhe atij vjetor, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkisë Durrës, në varësi të aftësive fiskale.

3. Mbështetja financiare e qeverisjes qendrore për Bashkinë Durrës do të bëhet nëpërmjet transfertave specifike vjetore, në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, vetëqeverisjen vendore dhe financat e vetëqeverisjes vendore, duke filluar me mbulimin e nevojës financiare për periudhën gusht – dhjetor 2021.

4. Duke filluar nga viti 2022 dhe në vazhdim, pjesa e financimit për menaxhimin e mbetjeve nga buxheti i shtetit do të jetë pjesë e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm dhe ligjit vjetor të buxhetit.

5. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

Por pse është Durrësi në këtë situatë?

Dosja.al ka raportuar prej muajsh katastrofën mjedisore që vjen si pasojë e lënies së mëshirë të fatit të menaxhimit të mbetjeve urbane. Kazanët në disa vendgrumbullime janë mbushur dhe janë rreth 12 kamionë me rreth 10 ton mbeturina që nuk kanë se ku të zbrazen. Nga frika e sëmundjeve infektive, banorët në disa zona të Durrësit kanë nisur djegien e tyre. Një mosdakordësi mes Bashkisë dhe Qeverisë ka sjellë këtë situatë. Këshilli kërkoi nënshkrimin e një kontrate të gjatë me afat 10 vjecar me kompaninë koncesionare “Integrated Energy”, dhe kërkoi subvencion nga qeveria për përpunimin e tyre. Por skadimi i kontratës me inceneratorin e Sharrës ka sjellë këtë situatë.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plehrat ne durres plehrat ne durres

Sondazh

Poll