Aktualitet

E la automatikun në mes të arës, 13-vjeçari u vra me të! Arrestohet pronari i armës në Kurbin

31 Korrik 2021, 08:26 Nga DOSJA
E la automatikun në mes të arës, 13-vjeçari u vra me

MAT- Pas vetëvrasjes aksidentale të një të mituri një ditë më parë në Kurbin, Policia e Shtetit ka arrestuar një bari, Përparim Sefën, i cili është pronari i armës së gjahut. 47- vjeçari nuk ka lidhje familjare me viktimën, por është vetëm pronari i armës së zjarrit, e cila u gjet nga i mituri dhe shokët e tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

Mat

Në vijim të veprimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit datë 30.07.2021, ku në një stan në malin ‘Skëndërbeg’, aksidentalisht dyshohet se u vetëvra me armë zjarri shtetasi R.K., 13 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin: P. S., 47 vjeç, banues në Kurbin (poseduesi i armës së zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 13-vjeçari.) Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pushkë dhe një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

Ngjarja e rëndë u shënua një ditë më parë në fshatin Gërnac në Mat, ku u gjet i vrarë me armë zjarri një 13-vjeçari, i cili kishte ndërruar jetë pak pas mesnatës. Viktima bashkë me tre fëmijë të tjerë ishte duke kullotur bagëtitë në mal, ku edhe kishin gjetur armën e zjarrit. Duke luajtur me të, i mituri i mori jetën vetes.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet perparim sefa vritet i mituri ne kurbin perparim sefa vritet i mituri ne kurbin

Sondazh

Poll