Aktualitet

Po ktheheshin nga festa në Velipojë! Makina “flakë” në rrugë, del nga korsia dhe përplaset me murin, humbin jetën dy

31 Korrik 2021, 06:13 Nga DOSJA
Po ktheheshin nga festa në Velipojë! Makina “flakë”

SHKODËR– Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shënuar dy viktima. Shpejtësia e madhe në kthesë ka bërë që mjeti tip “BMW” i drejtuar nga 23-vjeçari Amarildo Preka, të dalë nga rruga dhe të përplaset me një mur jashtë aksit, në zonën e njohur si “Mbi Sukë”.

Si pasojë e impaktit të përplasjes së mjetit me murin ka ndërruar jetë ai dhe pasagjerja e mitur 16- vjeçarja, Driona Priani. Mësohet se të rinjtë ishin duke u kthyer nga një festë në Velipojë, por nuk kanë mundur që të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpinë e tyre, duke ndërruar jetë në vend. Ndërkohë që grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder amarildo preka driona pirani shkoder aksident ne shkoder amarildo preka driona pirani shkoder

Sondazh

Poll