Bota

Pa ndjenja në makinë, qytetarët bëhen bashkë për të ndihmuar burrin në SHBA

30 Korrik 2021, 19:20 Nga DOSJA
Pa ndjenja në makinë, qytetarët bëhen bashkë për

SHBA- Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin që disa qytetarë në SHBA kanë parandaluar një fatkeqësi. NYPost shkruan se një burrë, i cili po drejtonte makinën e tij, pësoi një krizë shëndetësore dhe ra pa ndjenja mbi timonin e makinës në lëvizje.

Teksa disa qytetarë e vunë re këtë gjë, ata vrapuan me çfarë kishin në dorë për tëndaluar makinën. Fillimisht me sende të forta ata thyen xhamat e makinës, dhe arritën që të ndalonin makinën dhe të nxirnin të sigurtë shoferin. Pas dërgimit në spital, drejtuesi i mjetit erdhi në vetë, dhe momentalisht është mirë.

Ndërkohë që në vendngjarje ishte edhepastoi i Atlantas Qua Tucker, i cili u shpreh se ishte bukur që të shihte njerëzit që ndihmuar njëri-tjetrin.

“Ishte bukur të shihje njerëz që bashkoheshin për të ndihmuar dikë, pa dallim race, seksualiteti apo pikëpamjesh politike. Njerëz që nuk e njihnin fare njëri-tjetrin u bënë bashkë”, tha pastori.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota krize shendetesore ne makine qua tucker krize shendetesore ne makine qua tucker

Sondazh

Poll