Bota

Sulmohet cisterna e naftës në detin Arabik, humbin jetën dy anëtarë të ekuipazhit

30 Korrik 2021, 16:49 Nga DOSJA
Sulmohet cisterna e naftës në detin Arabik, humbin jetën dy

IZRAEL- Dy anëtarë të ekuipazhit britanik dhe rumun u vranë ditën e sotme teksa cisterna që ata patrullonin u sulmua. Aljazeera shkruan se cisterna e produkteve të naftës e menaxhuar nga Zodiac Maritime në pronësi të Izraelit u sulmua të enjten në brigjet e Omanit. Zodiac me qendër në Londër bëri me dije në faqen e saj në internet se sulmi në Detin Arabik ndodhi nga Mercer Street, një anije me pronësi japoneze me flamur liberian.

Ndërkohë që shtoi se sulmi është ende duke u hetuar. Zodiac Maritime ajo e kishte përshkruar incidentin si pirateri, por Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), e cila siguron informacione të sigurisë detare, njoftoi se sulmi nuk është pirateri.

“Detajet e incidentit janë ende duke u sqaruar dhe një hetim për incidentin aktualisht është duke u zhvilluar. Ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me UKMTO dhe autoritetet e tjera përkatëse,“tha Zodiac në një deklaratë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mercer street sulmohet cisterna e naftes zodiac maritime mercer street sulmohet cisterna e naftes zodiac maritime

Sondazh

Poll