Bota

Vuçiç telefonon Erdogan: Ankaraja duhet të mbeshtesë dialogun Kosovë-Serbi

30 Korrik 2021, 16:39 Nga DOSJA
Vuçiç telefonon Erdogan: Ankaraja duhet të mbeshtesë

SERBI- Presidenti Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan. Rs shkruan se Vuçiç në bisedën e tij me Erdogan, tha se pret që Ankaraja të vazhdojë mbështetjen e saj për dialogun Kosovë-Serbi, si e vetmja zgjidhje për të çështjen e Kosovës.

Ndërsa sipas Vuçiç, Erdogan u shpreh se ai e mbështet plotësisht dialogun mes dy vendeve. Ata gjithashtu folën për bashkëpunimet mes dy vendeve, si dhe për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe ëpr çështjet globale.

Nga ana tjetër, duke marrë parasysh gjendjen alarmante në Turqi për shkak të zjarreve, Vuçiç i ofroi ndihmë Erdogan për shuarjen e tyre. Më tej po Presidenti serb e ftoi Erdoganin për një vizitë në Serbinë, ftesë të cilën Erdogan e pranoi.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic rexhep tajip erdogan aleksander vucic rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll