Bota

Çfarë bëri atje? Alexandër Soros fotografohet në Shkup në takimin mes Ramës, Zaev dhe Vuçiç: I nderuar

30 Korrik 2021, 17:20 Nga DOSJA
Çfarë bëri atje? Alexandër Soros fotografohet në

TIRANË– Trashëgimtari i perandorisë Soros, Aleksandar Soros, ndodhet prej dy ditësh në Shkup, udhëtim ky që përkon me mbajtjen e Samitit të Shkupit në kuadër të mini-shengenit, nismë që tani mban emrin “Ballkani i hapur”. Syri.net ka publikuar një foto ku shihet Soros në turmën e të pranishëmve, mes të cilëve dallon edhe vetë kryeministri Edi Rama.

Kjo foto tregon se ardhja e tij në rajonin e Ballkanit ka qenë për shkak të aktivitetit të nisur nga kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Përmes rrjetit social “Instagram”, Aleksander Soros, ka publikuar foto nga aktiviteti që ka zhvilluar në Shkup ku shihet se ka mbajtur dhe një konferencë me vetë Zaev.

 

 

A post shared by Alexander Soros, PhD (@alexsoros)

“I nderuar për të nisur Iniciativën për Zhvillimin e Sipërmarrjes Rome me Kryeministrin maqedonas Zoran Zaev,”- shkruna Soros ndër të tjera, duke treguar se prezenca e tij në Shkup është për shkak të një organizate që i vjen në ndihmë komunitetit rom.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander soros samiti i shkupit 29 korrik 2021 aleksander soros samiti i shkupit 29 korrik 2021

Sondazh

Poll