Bota

Temperaturat e larta, meterologu grek: Mund të ndodhin fenomene si në Evropën Perëndimore dhe Qendrore

30 Korrik 2021, 18:18 Nga DOSJA
Temperaturat e larta, meterologu grek: Mund të ndodhin fenomene si në

GREQI- Temperaturat e nxehta kanë qenë kryefjala e ditëve të fundit në rajonin e Ballkanit dhe jo vetëm. Në lidhje me këto temperatura, ka folur meterologu grek Klearchos Marousakis, i cili ka thënë se pas këtyre në vend, mund të ndodhin fenomene të ndryshme të motit, dhe se mund të kemi të njëjtin fat si në Evropën Qendrore dhe Perëndimore, ku pati përmbytje. Protothema shkruan se sipas Marousakis nuk do të ishte suprizë nëse fenomene të tilla do të ndodhnin.  

“Nuk do të ishte surprizë nëse një sekuencë e tillë e fenomeneve të papritura të motit të ndodhin edhe në rajon. Ditët që do të pasojnë do të jenë të vështira për vendin tonë pasi temperaturat do të variojnë nga 40 deri në 43 gradë celcius. Ndërsa gjatë natës temperaturat do të jenë mes vlerave 32 deri në 34 gradë në qendrat e mëdha urbane dhe në pjesën tjetër deri në 30 gradë”, tha ai.

Evropa Perëndimore dhe Qendrore disa javë më parë u përmbyt nga shirat e vazhdueshëm që ranë, të cilët bënë që të lumonjtë të dilnin nga shtrati dhe të përmbysnin dhjetëra qytete. Nga përmbytjet humbën jetën shumë qytetarë në Gjermani dhe Belgjikë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni fenomene te motit klearchos marousakis temperaturat e larta fenomene te motit klearchos marousakis temperaturat e larta

Sondazh

Poll